Rama vaksinohet me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

TË FUNDIT

Pak orë pas mbërritjes së vaksinave nga kompania “Pfizer”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19. Ani pse nuk janë marrë të gjitha dozat e vaksinës ashtu siç parashihet me kontratë, Rama thotë se pjesa tjetër e vaksinave nga “Pfizer” do të arrijnë në muajin shkurt. Por ai thekson se e rëndësishmja gjithë në këtë është se ka filluar zbatimi i kontratës me kompaninë “Pfizer”.

“Me sa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin. Ajo që është e rëndësishme është që kemi hyr në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën, natyrisht që nëse shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk shohim gjithë panoramën dhe gjithë planin atëherë patjetër që duken shuam pak por në fakt e para mos të harrohet që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Mos të harrojmë që situata e përgjithshme e vaksinimit dhe furnizimit me vaksina antiCOVID në gjithë Evropën është tjet kaotike”, është shprehur Rama pas vaksinimit.

Bashkë me kreun e qeverisë është vaksinuar për të dytën herë edhe drejtuesja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Dr. Najada Çomo.