Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Ankara ka takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Rama njofton se në takim është diskutuar për sigurimin e energjisë elektrike dhe lëndëve bazë të produkteve ushqimore.
“Ankara – Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, ka shkruar Rama.
