Rama sot në Prishtinë

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të qëndrojë sot për një vizitë njëditore në Kosovë, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij kosovar Albin Kurtit.

Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Kurti, duke filluar nga ora 08:50, do ta pres Ramën me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu”.

Pas takimit, Albin Kurti dhe Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20. Konferenca e përbashkët do të mbahet në oborrin e Qeverisë.

Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar. Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.