Rama sërish në derën e Erdoganit, nuk dihen arsyet e takimit

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga takimi i tij i radhës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në pallatin presidencial.

Kreu i qeverisë shqiptare po zhvillon një vizitë në Turqi, ndërkohë që ende nuk ka ende detaje nga axhenda e tij, apo me presidentin Erdogan.

Vizita e Ramës në Stamboll vjen disa ditë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e kopshtit “Zubeyde Hanim” në Tiranë.

Ndërkohë, rreth 2 vjet më parë, në janar të 2021, Edi Rama u prit me një ceremoni madhështore nga lideri turk.