Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin turk Tayip Erdogan morën pjesë në forumin e TRT për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë.
Në fjalën e mbajtur në këtë forum, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar angazhimin e vendeve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor për gjetjeve e zgjidhjeve për dhënien fund të luftës ruse në Ukrainë. Rama ka vlerësuar gjithashtu punën e bërë nga presidenti turk Tayip Erdogan dhe komunikimet e vazhdueshme që ka zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin, për të sjellë më të zbutur konfliktin në Ukrainë.
“Ndaj me ju bindjen se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me të. Por është një agresion ndaj gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike dhe inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Pa Merkelin nderi i Europës nuk do ishte i sigurt pasi ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por pa Erdoganin, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë.
Vlerësoj angazhimin e vendeve të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor duke bashkëpunuar me Turqinë për ti dhënë zgjidhje luftës ruse në Ukrainë. Duke vlerësuar lart kontributin dhe ndërmjetësimin e presidentit turk për këtë çështje, duke patur komunikime të herëpashershme me Putin për ta sjellë më të zbutur konfliktin në Ukrainë”, deklaroi Rama.
