Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama sot në Qendrën e Vaksinimit në “Arenën Kombëtare” ka pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
“Domosdoshmëri për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit, edhe në kushtet kur e gjitha bota është e shqetësuar për variantin e ri Omicron”, ka shkruar Rama pas marrjes së vaksinës.
