Edhe pse e gjithë javë, të paktën në Tiranë, parashikohet të jetë me diel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi për sa më shumë shi, në mënyrë që të prodhohet më shumë energji në hidrocentralet e vendit.
“Ju uroj të gjithëve një javë të mbarë, me sa më shumë shi. Sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë ne, por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë për të gjithë ju”, tha Rama në një videomesazh të postuar në Facebook, ku u shfaq nën shoqërinë e disa breshkave.
Rama tha gjithashtu se Partia Socialiste nis sot zyrtarisht punën për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
“Një ditë e re, një javë e re, në zyrën e PS, për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjeve vendore. Dhe dialogun me komunitetet në të gjithë Shqipërinë, për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta”.
