Rama për shqiptarët e Maqedonisë: Nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, janë shtetformues në tokën e tyre

TË FUNDIT

Pas një statusi në rrjetin social Facebook të profesoreshës Arta Toçi, e cila kritikoi ashpër protestuesit nga Maqedonia e Veriut që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka reaguar edhe vetë kreu i qeverisë shqiptare.

Në reagimin e tij, Rama tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë, por popull shtetformues në vendin e tyre.

Ai kritikoi gjithashtu pjesëmarrjen e mbështetësve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në aktivitetet politike në Tiranë, duke vlerësuar se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e shqiptarëve dhe nuk ndikojnë në mbështetjen që gëzon qeveria e tij.