Rama “nuk përgatitet më për dasmë”: E kemi bërë disa herë, krushqit nuk erdhën

TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama e ka mirëpritur deklaratën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla von der Layen ku thotë “se synimi i saj është që deri në fund të vitit të mbahet seanca e përbashkët ndërqeveritare” me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Rama tani thotë se nuk përgatitet më për dasëm, pasi këtë e ka bërë disa herë, kurse krushqit nuk kanë ardhur.

Thotë se tani e ka në dorë të bëjnë punën e tyre – të Shqipërisë.

“Jemi përgatitur disa herë për dasmë, dhe krushqit nuk janë paraqitur. Tani ne nuk përgatitemi për dasmë, ne thjeshtë vazhdojmë t’i bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë. Por, se kur ndodh dasma, e kanë në duar krushqit. Kështu që është shumë e qartë – ne kemi në dorë të bëjmë vetëm punën tonë. Dhe ne punën tonë e bëjmë jo se na imponon Brukseli dhe Parisi, por se na imponon e ardhmja e fëmijëve tanë”, tha Rama, transmeton TV21