Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit, Ilir Meta për sa u përket diskutimeve mbi datën e zgjedhjeve elektorale.
Janë mësuar madje detaje nga ajo çfarë kryesocialisti Rama ka folur me presidentin Meta gjatë konsultimeve për datën e zgjedhjeve.
“Ne jemi gati për çdo datë”, ka thënë Edi Rama, por ka kërkuar evitimin e datës 2 maj pasi janë Pashkët Ortodokse, njofton Top Çanell.
Ndërkohë, Meta ka transmetuar takimin me Ramën drejtpërdrejtë në Fejsbuk ku në fund e ka ftuar nëse dëshironte të pinte kafe apo çaj.
“Ju thërrita për të zhvilluar konsultimet për datën e zgjedhjeve brenda afatit që krijon kushtetuta me qëllim që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës dhe për të respektuar çdo ndjeshmëri. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja dhe opinion tuaj si përfaqësues të PS dhe mazhorancës”, ka thënë Meta.
