Rama në OKB: Të dënohen mohimi i gjenocidit dhe thirrjet për dhunë

TË FUNDIT

Shqipëria është ulur në karrigen e presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ka drejtuar debatin e parë që i është kushtuar forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë pas agresionit rus në Ukrainë.

Në cilësinë e drejtuesit, kryeministri Rama vuri theksin tek ndëshkimi i krimeve. Për këtë, kreu i qeverisë shqiptare tha se Këshilli i Sigurimit i detyrohet me vepra dhe jo fjalë viktimave të pafajshme në Kosovë, Serbenicë dhe kudo në botë.

“Mohimi i gjenocidit dhe thirrjet për dhunë, duhet të dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, ua detyrojmë fëmijëvë të botës. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, u shpreh Rama.