Rama: Në fund do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përhershëm

TË FUNDIT

Në fund fare do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përhershëm, ndërkohë që Ballkani është i përjetshëm, kështu u përgjigj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse ja vlen që të vazhdohet ideja e Ballkanit të Hapur marrë parasysh riaktivizimin e Procesit të Berlinit, përcjell TV21. Rama tha Procesi i Berlinit mbetet “lokomotivë” për rajonin, por që nuk beson se tërë jetën të tjerët do të duhet “të na marrin për dore”

“Vlen edhe më shumë sepse kështu ndërron vend lokomotiva me vagonët dhe Procesi i Berlinit është një lokomotivë që ka tërhequr liderët e rajonit dhe rajonin në një rrugëtim të ri ndërkohë që në moment të caktuar ajo lokomotivë u morr peng nga vagonët dhe duke e krijuar, duke ndryshuar raportin ne kemi shtyrë procesin para”, tha mes tjerash Rama./tv21.tv