Në seancën e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, që sot u mbajt në Tiranë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama u mbajt edhe në iniciativë për mini shengen.
Mes tjerash, Rama deklaroi se “zgjerimi dhe integrimi i tregjeve në rajon nuk solli asgjë të keqe, përkundrazi sjell ekonomi më të madhe, punësim dhe mundësi për paqe ose zgjidhje përfundimtare të çështjes bazë dhe ajo është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”.
Ai shtoi se bashkëpunimi rajonal do të jetë në dobi të rinisë shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë dhe gjithandej, duke theksuar se projekti rinor është projekt i daljes përfundimtare nga kanxhat e historisë, që do të krijojë më shumë mundësi.
“Mini shengeni është projekt i rinisë shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej. Ai është projekt i të gjithë atyre të cilët sot janë në kopsht në shkolla fillore, të moshës pa të drejtë të votës, për të cilët është përgjegjësi e madhe për të vendosur. Ky është projekt i të rinjve, sepse ky është projekt i daljes përfundimtare nga kanxhat e historisë dhe të zhvendosjes tonë në hapësirë më të madhe, që për të gjithë do të krijojë më shumë frymë dhe mundësi për të gjithë ne”, theksoi Rama.
Ai shtoi se është koha që “rajonin ta kthejmë nga vrima e zezë në perceptim të të tjerëve në zonë atraktive të mundësive për investim”, por gjithashtu do të sigurohet mbështetje e madhe për të gjithë për integrim përfundimtar në BE.
“Nuk guxojmë të jetojmë me iluzione, duhet të jetojmë me realitet dhe të shikojmë përmes syve të më të rinjve. Besoj se bashkëpunimi ynë në këtë drejtim është hapur sot. Ka kaluar koha e mureve dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, duke i kryer të gjitha detyrat një nga një”, theksoi kryeministri Rama.
