Rama me urdhër të ri për ministrat, s’ka reagime për kritikat e opozitës

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së parë të Qeverisë, urdhëroi ministriat që të mos merren me kritikat e opozitës, transmeton TV21.

“Siç e thash në fjalën e paraqitjes së programit të Qeverisë, ne nuk do të rikundër përgjigjemi me formatin e vjetër tradicional më fletë rrufeve të konferencave të shtypit të opozitës. Është një format që e kanë mbushur me kohë, dhe e ka derdhur ka kohë kupën e durimit të popullit. Me akuza e kundër akuza, një politikë për politikë, e cila ta neverit vetë politikën. Politikat nuk kanë lindur si një mollë ekskluzive sherri mes politikanëve, por si e vetmja mundësi, që së bashku të bëjmë për të mirën e shoqërisë, gjëra të cilat të vetmuar nuk kanë se si i bëjnë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

VIDEO min 16:35