Rama mbron projektin e Zvërnecit, sjell modelin portugez! Ministri i kulturës Gonxhe: Analizë e reflektim për protestën

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për debatin që lidhet me projektin në Zvërnec, duke bërë një paralelizëm me modelin e zhvillimit turistik në Portugali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi ekonomik nuk përjashtojnë njëri-tjetrin, duke argumentuar se edhe projekti i Zvërnecit ndjek këtë qasje dhe synon të ndërthurë zhvillimin me ruajtjen e mjedisit.

Ndërkohë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka reaguar për protestat, duke deklaruar se qeveria po i ndjek me vëmendje shqetësimet e qytetarëve dhe se nevojitet analizë e kujdesshme për të gjetur ekuilibrin mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, sidomos në kuadër të procesit të integrimit në BE. Ai shtoi se qeveria respekton të drejtën e protestës si shprehje të lirisë demokratike dhe se çështja kërkon reflektim të thellë dhe vlerësim të interesit publik. Gonxhja u shpreh se Shqipëria duhet të forcojë ekonominë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke sjellë shembuj nga vende që lejojnë zhvillim turistik edhe pranë zonave të mbrojtura, kur kjo bëhet në përputhje me ligjin.