Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një reagim për median austriake “Der Standard” në lidhje me hartën për kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se, asnjëherë nuk e ka mbështetur ndryshimet përgjatë kufirit Serbi dhe Kosovë, ndaj e cilëson si “turp” faktin që një media prestigjioze shpërndan lajme të rreme.

“Çfarë zhgënjimi që shoh një gazetë me reputacion kaq të lartë të sillet si një shpërndarës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “jo letër dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # E turpshme”, ka shkruar Rama në Twitter.

Në shkrimin e datës 27 prill të gazetsë austriake shkruante se “Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha mediave në Shqipëri se ai e kishte parë non-paper dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”./21Media

TË NGJAJSHME