Rama këshillohet me Sarkozyn/FOTO

TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama, duket se po merr këshilla nga ish presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Në profilin zyrtar në “Facebook”, është vetë Rama që ka shpërndarë fotografi nga vizita e tij në shtëpinë e Sarkozyt, ku thotë se ka privilegjin të këshillohet me Sarkozyn për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë e rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social dhe të integrimit europian”, shkroi Rama./TV21