“Shqipëria më nuk mund të presë që dy fqinjët të zgjidhin mosmarrëveshjen”, theksoi kryeministri I Shqipërisë Edi Rama duke shtuar se ai është optimist që shumë shpejt Bullgaria do të heqë veton e vendosur në fillim të negociatave zyrtare për anëtarësimin e vendit në BE në 2020. Rama tha Shqipëria do t’i kërkojë Bashkimit Evropian që të vazhdojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian veçmas nga Maqedonia Veriore fqinje, e cila ende po përballet me veton bullgare
“Ne do të kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriut absolutisht dhe do ta bëjmë në çdo instancë, do ta bëjmë me çdo Qeveri të BE, do ta bëjmë me Brukselin do ta bëjmë me gjithë. Shqipëria nuk mund të pres të zgjedh një sherr mes tyre dy komshinjve, fqinj me të cilët i kemi marrëdhëniet e mira”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
