Rama i ashpër ndaj deputetëve të opozitës, kush heq Thaçin nga historia e UÇK-së, ia ngul thikën në fyt kosovarëve

TË FUNDIT

Në kuvendin e Shqipërisë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të futet në rendin e ditës projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në përgjigje të tij, kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra në Kuvend, ku sulmoi PD-në duke iu kujtuar se ishin ata që e votuan raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës në vitin 2011, duke i ngulur një thikë pas shpine Kosovës.
Ai tha se varret masive dhe gjaku e nderi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë meny, ku i fut hundët Sali Berisha duke iu referuar edhe si ‘gjenerali i ushtrisë së vdekur’.