Rama: Fatin kombëtar e kemi në duar tona, krahët i kemi të shtrirë nga Mitrovica, deri në Konispol! Kosova duhet ta lë në bisht Serbinë, siç e gjunjëzoi para 25 vjetëve

TË FUNDIT

-Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë, dhe sot 25 vjet më vonë, duhet ta lërë në bisht Serbinë, tha mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë në Prishtinë, përcjell TV21. Rama tha se Kosova duhet të ngrijë pa afat dialogun me Serbinë dhe të vendoset një pikë kontakti vetëm me Bashkimin Evropian, për të avancuar në rrugëtimin evropian të vendit.

“Sot, fatin tonë të përbashkët kombëtar e kemi që të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica, deri në Konispol, do të udhëtojmë bashkë të gjithë. Kosova mund t’ia japë familjes europiane, Aleancës atlantike të veriut, në një kohë të shkurtër, provën e pa diskutueshme të vullnetit dhe të përkatësisë së vet, në gjirin e BE-së dhe NATO-s, duke i përmbushur unilateralisht, të gjitha kushtet e normalizimit me Serbinë, jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet, dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane, me kryeqytete të përbashkët Brukselin”, tha Rama.