Rama falënderon Erdoganin për dronët kamikazë: Mesazh i Turqisë, që Shqipëria është e pagoditshme

TË FUNDIT

Turqia do t’ia dhurojë Shqipërisë një numër të “konsiderueshëm” të dronëve kamikazë, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Tiranë të enjten, përcjell TV21. As Rama e as Erdogan nuk treguan sa dronë saktësisht do t’ia dhurojë Turqia aleates së vet në NATO. Erdogani, ndërkohë, tha se përveç mbështetjes në pajisje ushtarake, Turqia do ta ndihmojë ushtrinë shqiptare edhe me trajnime ushtarake.

“Unë e çmoj posaçërisht dhuratën e presidentit sot, në këtë kohë të trazuar kur bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së R.Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë, është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd, se kë do të godasi Shqipëria, por besoj që është një dhuratë që përmban brenda një mesazh shumë të qartë të R.Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha mes tjerash Rama.