Rama e uron Macronin me fotografi të veçantë /FOTO

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Emmanuel Macronin për rizgjedhjen si president i Francës, transmeton TV21.

Urimin Rama e ka shoqëruar me një fotografi, ku shihet se si Akademia e Arteve në Tiranë është mbuluar me fotografi të Macronit.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, shkroi Rama në Twitter.