Qeveria shqiptare ka bërë sot bilancin 1 vjeçar të aksionit kundër informalitetit në energji. Kryeministri Edi Rama tha se shifrat flasin për një progres të dukshëm dhe se sektori nuk është më në krizë.
Duke iu referuar shifrave të OSHEE-së (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), Rama tha se janë arkëtuar në 9 muajt e fundit mbi 500 milionë dollarë fatura të energjisë elektrike, rreth 200 milionë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
