Aplikimi i reciprocitetit është në plotëni me zbatimin e ligjit dhe që është i drejtë dhe i qartë që nga çasti i parë që u shfaq ky konflikt.
“Është edhe një marrëveshje që është arritur mes këtyre dy shteteve”, tha Edi Rama.
“E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë dhe Serbia nuk ka asnjë të drejtë që t’i kthejë targat e automjeteve të përdorimit të përditshëm në një përditshmëri konfliktuale, ku mizën po e bën buall, thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë, ku në fakt thjeshtë po kërkon zbatimin e një marrëveshje reciprokisht të dakordsuar”, shtoi ai në Prishtinë, transmeton TV21.
