Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i dhuroi një shall për ditëlindjen e saj kryeministres italiane Giorgia Meloni, përcjell TV21. Rama shfrytëzoi rastin e vizitës në Abu Dabi rastin për t’ia uruar ditëlindjen e 48-të shefes së ekzekutivit italian.
“Duhet të ndalosh me këtë histori”, buzëqeshi Meloni para se të përqafonte liderin shqiptar i cili foli disa herë duke e quajtur “motër”, raportoi Rai News.
Rama shpjegoi se shalli është bërë nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe u bë shtetas shqiptar.
Më pas Rama ia vendosi në kokën shallin kryeministres, duke marrë falënderime dhe përqafime nga Meloni.
Ndryshe, Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sot nënshkruan marrëveshje të përbashkët për lidhjen nënujore energjetike.
