Rama: BE-ja dështoi edhe një herë të marrë vendim të duhur

TË FUNDIT

BE-ja dështoi edhe një herë të sjell vendim të duhur, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev pas pjesëmarrjes në Forumin e parë ekonomik në Shkup.

“Çka do që të ndodhë, çka do që të vendoset në Bruksel ne do të mbetemi të përkushtuar ta forcojmë ekonominë, ta përmirësojmë mirëqenien e popujve tanë dhe ta ruajmë dinjitetin tonë. BE mund të vendos detyra, mund të vendos afate, data, por nuk mund ta ndryshojë lokacionin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që gjenden në mesin e Evropës, as edhe të ardhmen e popujve tanë si popuj evropian në familjen evropiane”, ka thënë Rama duke komentuar bllokadën e re të Bullgarisë për fillim të negociatave me BE-në për dy vendet.

“Shqipëria e ka kryer detyrën e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe rilindësve të saj. Për ne Dielli lind atje ku perëndon dhe askush nuk mund ta na e ndryshon vendndodhjen. BE-ja dështoi edhe një herë të marrë vendim të duhur”, ka thënë Rama.

Progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat pasi ajo nuk na imponohet nga jashtë, por nga ne brenda. “Progresi do të vazhdojë pasi ne jemi të përkushtuar dhe ajo nuk do të varet vetëm nga raporti i BE-së ndaj nesh”, tha Rama.

“Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe me gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshëm të punojnë përpara pa rezervë, pasi ky rajon është i rrethuar me kufij të BE-së dhe nëse ne nuk mund ta ndryshojmë mënyrën se si funksionon BE-ja në relacion me ne, ndoshta duhet ta ndryshojmë mënyrën e funksionimit tonë njëri ndaj tjetrit. Edhe ‘shkrirja’ e kufijve mes nesh është ta shndërrojë rajonin tonë në hapësirë të zbatimit të plotë të katër lirive të BE-së: lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ajo do të vazhdojë pa pengesa, pasi ne jemi shumë të vegjël të kemi ekonomi të fuqishme duke mbetur të ndarë njëri me tjetrin. Por jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse njëri me tjetrin e shndërrojmë rajonin në një hapësirë të përbashkët ekonomike”, ka thënë Rama.