Rama: “Ballkani i Hapur” ka dhënë provat e dobive, marrëdhëniet me Maqedoninë nuk kanë qenë asnjëherë më të mira!

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrit Dimitar Kovaçevski tha se marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve nuk kanë qenë kurrë më mirë, përcjell TV21. Rama theksoi se kontribut këtu ka dhënë edhe nisma “Ballkani i Hapur”.

“Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë provat e dobishmërisë së saj në shifra, mjafton të shihen eksportet dhe importet mes dy vendeve për të parë që ka një rritje e cila është kapërcim në trendin e eksporteve dhe importeve në vite dhe që për mua është një shenjë e rëndësishme e potencialit që kemi për ta zhvilluar më tutje këtë marrëdhënie në të mirë të dy shteteve”, tha mes tjerash Rama./tv21.tv