Raketa ruse sulmon depon e naftës, pamje nga zjarri!

TË FUNDIT

Ka pasur raportime të shumta në gjysmë ore të fundit se një depo nafte në Vasylkiv, një qytet në rajonin e Kievit, është goditur nga një raketë ruse.

Mediat raportuan se si kryebashkiaku i qytetit Nataliia Balasynovych, ashtu edhe këshilltari i qeverisë Ukaine Anton Geraschenko, kanë konfirmuar goditjen, shkruan BBC.

Pamjet në mediat sociale tregojnë flakë të mëdha që shpërthejnë nga terminali./21Media