Në ndërtesën e MTV-së, sot janë vërejtur radhë të gjata të qytetarëve që presin për të marrë dokumentet personale para votimit të ditës së nesërme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Dokumenti i identifikimit personal, letërnjoftimi ose pasaporta janë dokumente të detyrueshme që duhet ti keni për të shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e ditës së nesërme.
