Radev për pohimet e Borisovit se e ka xhiruar me dron: Fantazia ime megjithatë ka kufij

TË FUNDIT

Presidenti bullgar Rumen Radev vlerësoi sot se kërcënimi më i madh për Qeverinë është pikërisht kryeministri Bojko Borisov. “Askush nuk mund ta diskreditojë më mirë Qeverinë sesa mund të bëjë ajo vetë”, tha Radev nga Pernik, duke komentuar pretendimet e Borisovit se presidenti bullgar e kishte spiunuar atë me dron.

Në konferencën e djeshme, pasi anonimisht u publikuan fotot e Borisovit duke fjetur i zhveshur në dhomën e tij të gjumit, kryeministri bullgar e akuzoi shefin e shtetit se ai qëndron pas skandalit dhe se Radev personalisht e ka drejtuar dronin.

Kam drejtuar aeroplan, kam drejtuar edhe dron. Nuk mund të interpretoj gjithçka që ka thënë Borisov, sepse për dallim nga ai, imagjinata ime ende ka një kufi.

“Presidenti Radev e ka kaluar kufirin dhe i lejon vetes të ngrejë një dronë dhe të më fotografojë”, tha Borisov në konferencën e djeshme për shtyp.

Ai shtoi se sipas ngjyrës së çarçafëve në dhomën e tij, fotografitë janë bërë para zgjedhjeve evropiane. Në njërën prej fotografive shihet Borisov i zhveshur që fle pranë një dollapi, në të cilët ka plot kartëmonedhë prej 500 eurosh.

Mbi dollap është vendosur edhe një pistoletë dhe një model i vjetër i telefonit me kufje të lidhura./MIA