Radev nesër i fillon konsultimet për përbërje të Qeverisë së re bullgare

TË FUNDIT

Presidenti bullgar Rumen Radev do të mbajë konsultime me përfaqësues të grupeve të deputetëve, para se t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re kandidatit për kryeministër, të cilin do ta nominojë partia më e madhe në Parlament.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, konsultime me grupet e deputetëve, të parapara me Kushtetutën bullgare, Radev do t’i mbajë nesër në institucionin presidencal.

Të parët që janë ftuar në presidencë janë fituesit e zgjedhjeve më 11 korrik, “Ka popull të tillë”, një orë pas tyre do të hyjnë nga GERB-SDS, pastaj “BSP për Bullgarinë”, ndërsa pasdite janë planifikuar takime me “Bullgarinë Demokratike”, pas tyre DPS dhe në fund “Drejtohu BG!Po vijmë”.