Presidenti bullgar Rumen Radev deri në fund të kësaj jave do të kumtojë se kur do ta thirr Asamblenë e 47-të popullore pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
“Para partive parlamentare me dy detyra të rëndësishme – formim të qeverisë në bazë të shumicës stabile parlamentare dhe miratimit të buxhetit shtetëror. Këto detyra kërkojnë balans shumë të mirë, kohë për dialog dhe përafrim të pozitave”, deklaroi Radev para gazetarëve. Ai theksoi se deri në fund të javës, në pikëpamje të këtyre dy prioriteteve, do të kumtojë kur do ta thirr përbërjen e re parlamentare.
Presidenti Radev sërish shprehu ngushëllime për incidentet tragjike në shtëpinë për persona të moshuar në fshatin Rojak dhe aksidentin me autobus në autostradën “Struma”.
“Së bashku me vëllezërit tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut ndjejmë dhimbje në këtë tragjedi, shpresojmë se të mbijetuarit do të shërohen sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Radev.
Ai tha se shteti bullgar po bën gjithçka që është e nevojshme për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për të zbuluar arsyet e këtyre dy incidenteve të rënda.
Rasev sot zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe u takua me kryeministrin Zoran Zaev. Në takimin me Zaev, presidenti Radev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mund të mbështetet në Bullgari, si në të gjitha krizat e deritanishme.
