Mund të them se përnjëherë u bëra mjaft interesant për të gjithë liderët evropianë. Brenda ditës kam ftesa për të biseduar me së paku dy kryeministra, një president dhe një komisar. Ka shumë vëmendje ndaj Bullgarisë, nuk do ta them fjalën presion, deklaroi sot presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, pasi që vendosi lule para përmendores së Vëllezërve të shenjtë Kirili e Metodij në Sofje.
Të mos harrojmë, shtoi Radev, se Bullgaria është anëtare e BE-së dhe kjo do të thotë shumë, ndërkaq do t’u drejtohemi edhe vendeve të tjera anëtare të BE-së për solidaritet.
“Më me rëndësi është Bullgaria, si anëtare e tillë përgjegjëse, të mos lejojë të futen shumë problem në Union”, porositi Radev, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Radev tha më tej se rruga evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut është përmes Sofjes dhe se ajo është rruga për zgjidhje të të gjitha problemeve.
Ai theksoi se Bullgaria i zhvillon marrëdhëniet mes dy vendeve në frymën e besimit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.
