Inkuadrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë dhe Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur. Megjithatë, Bullgaria duhet të ketë garanci të qarta se uniteti i kombit bullgar dhe trashëgimia jonë kulturoro-hirstorike nuk do të vihen nën pikëpyetje prej faktorëve të jashtëm. Si anëtare përgjegjëse e Bashkimit Evropian, nuk mundemi dhe nuk duhet të lejojmë të fusim probleme të reja të pazgjidhura në Union.
Këtë në profilin e tij në Fejsbuk e publikoi presidenti bullgar, Rumen Radev.
“Nuk mundemi, qëndron në publikim, t’i japim legjitimitet evropian urrejtjes së Bullgarisë. Tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut për fat të keq vazhdojmë të dëshmojmë fjalë ofenduese dhe të palejueshme për Bullgarinë.”
Pret qeveria bullgare të luftojë për nenin 35 të kornizës negociuese që Republika e Maqedonisë së Veriut ta përfshijë pozitën kombëtare kornizë të miratuar në mënyrë unanime nga Kuvendi popullor para një viti. “Megjithatë, thekson, kjo duket gjithnjë e më e pasigurt dhe e ka një rezultat – anulimin e negociatave drejt një marrëveshje bilaterale obliguese midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbardhjen e të gjitha çështjeve bilaterale.
