Radev: E dënoj dhunën mbi policinë, por edhe sjelljen e tyre ndaj qytetarëve

TË FUNDIT

Presidenti bullgar Rumen Radev e dënoi dhunën mbi policinë, por edhe sjelljen e policisë ndaj qytetarëve, lajmëroi agjencia BGNES.

“Kategorikisht e dënoj dhunën ndaj policisë,  por gjithashtu nuk pajtohem me atë që policia sulmon qytetarë bullgar të pambrojtur. Kjo shkaktoi  goditje serioze  mbi bazat morale të shoqërisë”, deklaroi Radev në mbledhjen me përfaqësuesit e udhëheqësisë të Ministrisë së punëve të brendshme dhe shërbimet.

Temë e mbledhjes ishte eskalimi i tensioneve gjatë protestave në kryeqytet më 2 shtator, kur ishin lënduar  shumë policë dhe qytetarë.

“Nga këto aktivitete të Ministrisë së Punëve të Brendshme  është jashtëzakonisht e rëndësishme se si do të zhvillohet shoqëria jonë. A do të vazhdojmë  në drejtim të demokracisë ose në ndonjë rrugë tjetër? Por,  kjo kërkon besim,  komunikim të mirë me qytetarët bullgar”, tha Radev.

Ai konsideron se duhet të dënohen ato policë të cilët e prishin reputacionin e policisë.

“Nëse nuk ndodh kjo, imazhi i gjithë policisë  do të prishet për shkak të individëve të tillë. Drejtësi duhet të ketë dhe shoqëria duhet të besojë. Qytetarët bullgar duhet të jetojnë  me ndjenjën se policia e garanton  sigurinë e tyre,  ndërsa jo se është organ i represionit ndaj tyre”, theksoi Radev.