Radev dhe Zaharieva në “këmbë” për t’i mbrojtur bullgarët në Maqedoni të Veriut

TË FUNDIT

Bullgaria zyrtare ka dalë me plan konkret për të mbrojtur komunitetin bullgar që jeton në Maqedoni të Veriut.

Këtë dje e bëri presidenti bullgar, Rumen Radev pas mblodhi forcat e sigurisë, nga të cilët kërkoi “ndërmarrje të masave për mbrojtje adekuate të të drejtave bullgare jashtë shtetit”.

Ndërkaq, sot edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar se Bullgaria do të reagojë për çdo rast dhe i gëzohet se reagimit të kolegëve të saj, sepse siç tha, fundja “bullgarët janë edhe shtetas të tyre, ata jetojnë atje” (në Maqedoni të Veriut).

Zaharieva në intervistë për BNT, ka shtuar se të gjithë u habitën nga “JO-ja” bullgare për Maqedoninë e Veriut në procesin eurointegrues, por sipas saj, “Sofja qysh në vitin 2019 ka paralajmëruar se Maqedonia që kur ka hyrë në NATO, ka ngecur në realizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, kurse Bullgaria i ka qëndruar besnike”, transmeton TV21.