Radev: Bullgaria e gatshme të ndërtojë ura mes Shkupit dhe Sofjes

TË FUNDIT

Presidenti i Bullgarisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Rumen Radev dhe Stevo Pendarovski janë paraqitur para mediave në Romë, ku kanë nderuar vëllezërit e shenjtë, Shën Kirili dhe Metodi.

Radevi, ka deklaruar se Bullgaria është duke punuar që të gjejë mënyra dhe rrugë për gjetjen e një zgjidhje për çështjet që i tangojnë Sofjen dhe Shkupin.

“Ne punojmë, për të gjetur çfarëdo mundësie dhe rrugë për gjetjen e një zgjidhje edhe për problemet më të komplikuara të cilat na tangojnë. Bullgaria është e gatshme të punojnë për ndërtimin e urave ndërmjet dy palëve, për zhvillim të lidhjeve ekonomike, tregtare, arsimore dhe kulturore dhe më e rëndësishmja, për afrimin e njerëzve”, tha Radevi.