Britania e Madhe konsideron se rizgjedhja e presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko në fillim të këtij muaji është mashtrim zgjedhor. Londra do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për t’i sanksionuar ata që janë përgjegjës. Këtë e deklaroi Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominik Rab.
“Bota është tmerruar nga dhuna e përdorur nga autoritetet bjelloruse për t’i shkatërruar protestat paqësore që pasuan pas këtyre zgjedhjeve të falsifikuara presidenciale”, deklaroi sot Rab.
“Britania e Madhe nuk i njeh rezultatet”, shtoi ai. ls/shk/
