Rruga rajonale R1102. Fillon nga Autokomanda e Shkupit, mbaron në Gjevgjeli. Me gjatësi prej rreth 150 kilometrave. Por ne do të fokusohemi në pjesën nga Trubareva deri në Petrovec me gjatësi 22 kilometra.
Ky aks rrugor në disa pjesë është si pistë avionësh e diku si terapi për gurë në veshkë.
Këtu fillon “terapia”…
E 750 metra më tej është fundi i nxjerrjes me zor, por ndoshta efektive, i gurëve nga veshka.
Ky aks rrugor që kalon te burgu Idrizovë duhej të rikonstruktohej deri në fund të 2024 nëse kushtet e do ta lejonin këtë.
Megjithatë nuk jetohet me paralajmërime, dëshira të mira, fotografim, PR dhe shpresë për mot të mirë me mbi 10 gradë celsius.
-Si mund të mos pengojë! Ja, makinë pas makine dhe këtu mund të shkaktohet aksident… E shohim, ditë pas dite e bëjnë, gënjejnë. Sot, nesër, sot, nesër, do të jetë kështu gjatë gjithë vitit…
-Gënjeshtra, i shkatërruam veturat, kur filluan ta thyejnë duhej ta bënin, ta asfaltonin…
-S’di se çfarë të komentoj. Nuk është bërë, nuk ka as trotuar, asgjë…nuk e di se çfarë premtime ka pasur.
Disa nga banorët prej kësaj pune bëjnë politikë.
-Ku janë ata patriotët nga VMRO, aty asfaltojnë, në vendet e tjera jo.
Por nga “Rrugët e Maqedonisë”, ndërmarrja publike që e ka për obligim t’i rikonstruktojë rrugët rajonale, mes të cilave edhe rruga R1102, thonë se moti është i ftohtë dhe se kjo është arsyeja për prolongimin e punëve te burgu Idrizovë.
“Bazat e asfaltit te ne funksionojnë deri në plus 10 gradë celsius, kështu që në atë periudhë nuk kishim kushte reale”, tha Sasho Todorovski, N.P. Rrugët e Maqedonisë.
Todorovski thotë se aksi rrugor te burgu Idrizovë do të përfundohet më së voni deri në fillim të prillit 2025.
Sa i përket rikonstruktimit të pjesës te vendbanimi Dërma, fundi i punëve pritet po ashtu në pranverë.
“Në fund të marsit, fillim të prillit”, shtoi Sasho Todorovski, N.P. Rrugët e Maqedonisë.
Por qytetarët ngritën edhe një temë tjetër. Kështu udhëtojnë nxënësit për në shkollë. Ata thonë se duhet të marrin autobusin, i cili u kushton para, por gjithashtu nuk është i sigurt.
-Na pengon, si të mos na pengojë. Fëmijët shkojnë në shkollë në atë drejtim, nuk mund të shkojnë. Nuk ka trotuar. Po të kishte trotuar do të shkonin më këmbë, nuk ka as 2 kilometra. Po të kishte trotuar do të shkonin më këmbë, por kështu duhet të shkojnë me autobus. Do të hypin në autobus, u kërkojnë biletë, nga shkolla nuk u japin biletë për shkak se nuk ka kilometrazh të mjaftueshëm.
-Ka trafik. Ja fëmijët zbresin nga autobusi, nuk shohin këtu se si ngasin shoferët, nuk ndalen që fëmijët të kalojnë rrugën.
Po a do të ketë trotuare?
“Trotuaret nuk janë nën kompetencat e Rrugëve të Maqedonisë.
Nën kompetencat e kujt janë?
Nën vetëqeverisjes lokale.”, shtoi Sasho Todorovski, N.P. Rrugët e Maqedonisë.
Përndryshe, pjesa Petrovec-Trubarevë e rrugës rajonale R1102 është jashtëzakonisht e ngarkuar dhe përgjatë saj qarkullojnë një numër i madh i automjeteve të mëdha të mallrave, për të shmangur pagesën e taksave. Vitin e kaluar janë ndarë 35 milionë denarë për rehabilitimin e pjesës afër burgut Idrizovë, me rebalancimin e buxhetit, ndërsa këtë vit janë ndarë 40 milionë denarë për rikonstruksionin e pjesëve të seksionit, që përfshin pjesën afër Dërmës, që mjafton për rehabilitimin e rreth katër kilometrave të aksit.