“Qytetarët kanë përfitime, realizohen shumë projekte të financuara nga BE”, thotë Mariçiq

TË FUNDIT

Në ClickPlus në TV21 ka qenë mysafirë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Me të është biseduar për Bashkimin Evropian dhe përfitimet nga projektet e finacuara nga kjo bashkësi.

“Rreth rolit të organizatave qytetare. Duhet të fillojmë nga jeta e përditshme e qytetarëve. Javën e kaluar promovuam 80 milionë euro për stacionin pastrues në Shkup. Kjo është shumë konkrete. 80 milionë euro nga IPA 23 i ridestinuam drejt sistemit energjetik, që ta kalojmë dimrin. Kjo ishte ndihmë nga BE-ja. Korridoret rrugore të mos i përmendim dhe projekte të tjera… Ka përfitime konkrete nga qytetarët, por këtu na duhet ndihmë edhe nga mediat…”, tha Mariçiq.