Qytetarët ikin nga policia gjatë orës policore, një tjetër arrestohet në Parkun e Qytetit

TË FUNDIT

Policia intervenuese po ngutet për të kapur një qytetar, i cili pak më herët u iku policëve rrugorë të cilët po mbanin rendin rreth bregut të Vardarit.

Bashkë me të, policët kishin kapur në flagrancë edhe këtë qytetar, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë. Ai kishte dalë për t’u ajrosur, por për shkak se nuk kishte leje për lëvizje gjatë orës policore, e dërguan në stacion policor.
“Unë vuaj nga epilepsia, kam edhe dokument për këtë”
“Mirë a e di çfarë do të bëjmë. Merre dokumentin, ne do të dërgojmë në stacion. Në bazë të dokumentet, ti po deshe arsyetohu në stacion. Kështu janë rregullat, duhet t’i respektojmë. E kuptoj se keni problem shëndetësor, por sërish…”

Situata  ishte e paqartë edhe për policët, të cilët duke komunikuar me kolegët tjerë mundoheshin të gjenin zgjidhje.“Ngadalë, ngadalë…mbaje… tash do të vij… a ka leje? S’ka leje a? 402 deri te 405? Treska 402 në 405.. shihni në qytetin e Shkupit ka dy persona për privim nga liria me nenin 205”

Para se të vinin policët këndej, rreth bregut të Vardarit mund të shihje qytetarë duke pirë cigare, e disa me biçikleta. Kishte edhe nga ata që siguronin objektet përreth.

Ndërkohë rrugët ishin të zbrazëta.

Qetë ishte edhe në qendrën e Shkupit.“Po, kam leje për lëvizje gjatë orës policore. Jam fotoreportere në gazetë ditore dhe dola që të fotografojë në qytetin në karantinë”, tha reporterja.

Njerëz nuk mund të shihje as në rrugën më të frekuentuar “Maqedonia”. Por pamë një artistë të rrugës i cili ishte i pastrehë. “Vallen” e rëndë ta luajë, që ta shoh Maqedoninë”
Këndon edhe kur nuk ka qytetarë apo kjo ishte vetëm për ne.
“Kjo ishte vetëm për juve, se fare nuk jam i disponuar. Jam shumë keq, mezi marr frymë”

Qarkullojnë edhe taksistët.
Do të thotë ju punoni edhe gjatë orës policore? Keni leje?
“Po”
Po mbani maskë, do të thotë ruheni?
“Po. Me alkool, me gel, me gjithçka që në teori mund të ndihmojë.
Ka lëvizje të qytetarëve?
“Fare”
Sepse është orë policore, apo edhe kur nuk ka orë policore?
“Edhe kur nuk është nuk ka fare. Edhe kur nuk ka, ora policore sikur të fillon në 5 pasdite”.

Nuk mungojnë as vetura e Ndihmës së Shpejtë, të cilët po nguten për të shpëtuar jetë njerëzish.