Qytetarët e moshës 73 dhe 74-vjeçare mund të caktojnë termine për vaksinim

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se janë hapur termine për vaksinim të qytetarëve të moshës 73 dhe 74-vjeçare.

Kjo do të thotë, se të gjithë qytetarët e kësaj moshe, të cilët duan të vaksinohen kundër Covid-19, mund të paraqitet te mjekët amë dhe të caktojnë termine për vaksinim.

“Terminet janë hapur që sonte dhe qytetarët e kësaj grupmoshe, të cilët deri tani kanë shprehur dëshirën për vaksinim nëpërmjet ueb faqes vakcinacija.mk apo nëpërmjet mjekëve amë, të njëjtit të paraqiten te mjekët amë që t’u caktohet termin për vaksinim. Vaksinimi i kësaj grupe të qytetarëve do të fillojë të enjten, në pikat e sallës “Boris Trajkovski” në Shkup”, thuhet në kumtesën e MSH-së.