Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të shesin energji elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike

TË FUNDIT

Nga 1 korriku qytetarët do të mund të prodhojnë dhe njëkohësisht të shesin rrymën e prodhuar nga panelet fotovoltaike, këtë e njoftoi sot në “10 Minuta” ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai thotë se furnizuesi univerzal do të jetë i obliguar që ta blej rrymën për çmim të caktuar.

“Nga 1 korriku do të ketë mundësi që çdo amvisëri të vendos panele fotovoltaike, duke shfrytëzuar momentin që prodhimi shtesë të energjisë elektrike ta vendosin në rrjet dhe të jetë e obligueshme për furnizuesin univerzal që ta blejë me çmimin me të cilin e ofron për të gjitha amvisëritë”, tha Bekteshi.

MARKETING I PAGUAR POLITIK