Qytetarët duhet të mbajnë maska, u vaksinuan ose jo, porositi Dokiq

TË FUNDIT

Pulmologu Dejan Dokiq, në ClickPlus ka dërguar apel deri te qytetarët, të respektojnë masat për mbrojtje personale nga Covid-19.

Duke u përgjigjur në pyetjen, se a duhen masa shtesë restriktive, Dokiq deklaroi:

“Qytetarët duhet të kuptojnë një gjë, se duhet të mbajnë maska, u vaksinuan ose jo. Këtë nuk e kupton populli. Derisa nuk e kupton, do të kërkojmë shkaqe të tjera. Duhet secili vetë të mbrohet dhe t’i mbrojë të tjerët. Kjo është përgjegjësi”, tha Dokiq.