Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave katër janë aktive, tre nën kontroll dhe 24 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarre aktive – 4:
Komuna e Sarajit: fsh. Kopanicë (vegjetacion i ulët);
Komunat e Gostivarit dhe Makedonski Brodit: fsh. Tërnov (Komuna e Gostivarit) drejt fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajan(Komuna e Makedonski Brodit) (pyll me trungje të ulëta, vegjetacion i ulët);
Komuna e Çashkës: mbi fsh. Nexhilovë, m.v. Svatovi (vegjetacion i ulët dhe dëllinja);
Komuna e Jegunovcës: fsh. Kopancë (pyll i përzier).
Zjarre nën kontroll – 3:
Komuna e Dellçevës: deponia (mbeturina);
Komunat e Studeniçanit dhe Zelenikovës: fsh. Moranë– fsh. Vërtekicë – fsh. Ramni Gabër dhe dega drejt fsh. Paligrad, mbi fsh. Vërazhall dhe fsh. Tisovicë – Komuna e Zelenikovës (pyll i përzier);
Komuna e Pllasnicës: fsh. Dvorcë (deponi).
Zjarre të shuara – 24:
Komuna e Strugës 1: fsh. Frëngovë (pyll me trungje të ulëta, vegjetacion i ulët);
Komuna e Strugës 2: fsh. Livadhi (vegjetacion i ulët dhe hamullore);
Komuna e Kërçovës: fsh. Tajmishte, v.q. Dardhë (pyll ahu me trungje të larta);
Komuna e Negotinës: ndërmjet Negotinës dhe Kavadarit (vegjetacion i ulët);
Komuna e Strumicës 1: fsh. Kuklish (deponi);
Komuna e Strumicës 2: fsh. Svidovicë (vegjetacion i ulët dhe shkurre);
Komuna e Demir Hisarit: fsh. Kutretinë (deponi);
Komuna e Prilepit 1: mbi Kazermën në Prilep (vegjetacion i ulët);
Komuna e Prilepit 2: fsh. Dabnik (vegjetacion i ulët dhe vend me mbeturina);
Komuna e Tetovës: Varrezat Ortodokse nën Kala (pyll i përzier mesatar me akacie dhe gështenjë);
Komuna e Bërvenicës 1: fsh. Strmnicë dhe fsh. Çellopek (vegjetacion i ulët);
Komuna e Bërvenicës 2: fsh. Leshnicë e Epërme (vegjetacion i ulët);
Komuna e Kumanovës: lagjja Pero Çiço (vegjetacion i ulët);
Komuna e Kriva Pallankës: fsh. Muxhdovnak (vegjetacion i ulët dhe akacie);
Komuna e Gostivarit 1: fsh. Kunovë (vegjetacion i ulët);
Komuna e Gostivarit 2: fsh. Debreshtë (vegjetacion i ulët);
Komuna e Petrovecit: fsh. Konjarë e Poshtme(vegjetacion i ulët);
Komuna e Gradskos: fsh. Podles (vegjetacion i ulët);
Komuna e Bosillovës: fsh. Baldovc i Vjetër(vegjetacion i ulët dhe hanullore);
Komuna e Prilepit: fsh. Cërnilishtë (deponi);
Komuna e Prilepit 2: fsh. Veselçanë (vegjetacion i ulët);
Komuna e Sarajit: fsh. Arnaqi (pyll me trungje të ulëta);
Komuna e Strugës: vreshtat buzë liqenit (vegjetacion i ulët);
Komuna e Kavadarit: Deponia e qytetit „Melci“ (deponi).
