Franca ka nisur 400 hetime për rrjetin që siguronte certifikate false të Covid-19, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Zherald Darmamen, në kohën kur po rritet numri i pacientëve të shtruar në spital nga Covid-19.
Mediumet franceze me kujdes të veçantë po ndjekin rastin e një gruaje të infektuar me virus, që vdiq në spitalin rajonal në Paris, e cila kishte paraqitur certifikatë false për vaksinim.
Shefi i repartit për kujdes intensiv në spital tha se nëse do të dinin se gruaja ka qenë e pavaksinuar, menjëherë do i jepnin antitrupa.
“Autoritetet identifikuan disa mijëra certifikata false që përdoren në të gjithë Francën”, deklaroi ministri Darmen për “ERTEL”.
Ai tha se ka rreth 400 hetime për tregti me certifikata false në mes të cilëve përfshihen edhe punonjës shëndetësor.
