Qeveritarët bëjnë mbikëqyrje pa kryetarin e Komunës, Sadiki thotë se ftesën ia kanë bërë në orën 22 të mbrëmjes!

TË FUNDIT

Qeveritarët shkuan në Koliçan të Poshtëm, të Komunës së Studeniçanit, për të parë fillimin e punimeve të ujësjellësit.

Zëvendëskryeministri, deputetë dhe drejtorë dolën para banorëve e në mes të fshatit, për të inspektuar punimet.

Por përveç punimeve banorët kanë edhe halle tjera!

“Nga Draçeva e këndej keni ardhur nga rruga?
Ne çdo ditë kemi problem me atë rrugë, çdo ditë ose bëjmë ndeshje, ose përplasemi, pse sepse për 20 cm të bëhet më e gjerë ne kemi tani ndeshje a mund që për këtë ndonjë gjë të bëhet?”, tha ky banor.

“Me rrugët e Maqedonisë, do ta kontrollojmë!”, premtoi Grubi.

Por në të gjithë këtë nuk u pa kryetari aktual i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.

E për këtë e pyetëm zëvendëskryeministrin Artan Grubi, i cili pohon se e kanë ftuar kryetarin aktual.

“Kush e ka kontaktuar, meqenëse thatë që e keni kontaktuar?
-E kanë kontaktuar të gjithë, këto që janë këtu përfaqësuesit e kompanisë por edhe z.Fehmi Jonuzi dhe të tjerët”, shtoi Grubi.

Po kryetari i Studeniçanit thotë se ftesën për këtë ngjarje ia kanë bërë mbrëmë në orën 22.

“Projektin e ujësjellësit realisht e udhëheq komuna. Tani mua përfaqësues politik i BDI-së kryetar dege nuk e di çka është Fehmi Jonuzi ai në 10 të natës më lajmërohet thotë e keni ftesën do të fillojnë punimet. Kush duhet t’i nisë punimet është qesharake”, deklaroi Sadiki.

Fshati Koliçan ka kohë që ka probleme me ujin e pijshëm. Realizimi i këtij projekti infrastrukturor u bë i mundshëm përmes ridestinimit të mjeteve të programit TAV nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe rebalancin e buxhetit të vitit 2021.

MARKETING I PAGUAR POLITIK