Qeveria Zaev-2 ende pa ndryshime në kabinet, Jeton Shaqiri konfirmon emërimin për ministër

TË FUNDIT

Kryeministri në ardhje Zoran Zaev, ende nuk ka ndryshuar përbërjen e kabinetit të tij, përkundër telasheve që ka partneri i tij Ali Ahmeti brenda partisë.

TV21 mëson se ende asnjë ndryshim nuk ka tek emrat e ministrave shqiptar në qeverinë e re.

Kurse, deri nesër pritet të dihet data e votimit të deputetëve të ri, dhe kështu edhe të caktohet data për të votuar kabinetin e ri qeveritar.

Përndryshe, TV21 ka kontaktuar edhe me ministrin e propozuar të shoqërisë informatike dhe administratë Jeton Shaqiri, i cili na konfirmoj se në këtë post e ka paraparë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Synimi i partnerëve të koalicionit mbetet që deri në fund të javës, të votohet dhe të nis punën qeveria Zaev-2.