Nga Qeveria thonë se vendimi për ngrirjen e marzhit tregtarpër 5 dhe 10 për qind për disa produkte bazë të ushqimit ka bërë që të ulen çmimet e të njëjtave produkte.
“Çmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korrigjimi i çmimit bëhet nga sot dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ulja më e madhe pritet te vaji i gatimit dhe deri në 10%, më tej te pastat si dhe të gjitha produktet e tjera bazë që përfshihen nga vendimi i Qeverisë. Nga data 30 shtator 2022, për bukën, të bardhën e prerë në copa ose të plotë, sheqerin e bardhë si dhe vajin e lulediellit, vendoset një marzh tregtar deri në 5% në shitje me shumicë dhe deri në 5% në pakicë. Për miell gruri – tip 400 dhe tip 500, makarona dhe spageta nga gruri i fortë, oriz i bardhë maqedonas, qumësht lope të përhershme me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe vezë pule për të gjitha kompanitë dhe sipërmarrësit individualë që marrin pjesë në zinxhirin e shitjes me pakicë, vendoset një marzhë tregtare deri në 10% në shitje me shumicë dhe deri në 10% në pakicë “, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
