Qeveria sot vendos për masat e reja anti-Kovid, kërkohet që testet të paguhen nga punëdhënësit!

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot duhet të sjellë vendim ndaj masave të reja anti-Kovid.

Me këto masa parashihet që nëpunësit shtetërorë të mund të shkojnë në punë vetëm të vaksinuar ose duke dëshmuar se janë negativë në Kovid-19, gjegjësisht me test negativ.

Megjithatë, në takimin që e realizoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe krerët e sindikatave kanë kërkuar që në rast se sillet vendim që masa të hyjë në fuqi, e njëjta të fillojë të vlejë pas 15 ditësh, njofton TV21.

Gjithashtu është kërkuar që punëtorët që nuk duan të vaksinohen, testet e tyre për të dëshmuar se janë negativë në Kovid-19, t’i paguajnë punëdhënësit.

Ministri Filipçe ka njoftuar se këto kërkesa do të shqyrtohen në seancën e sotme qeveritare.